Lajçak dhe Escobar takohen me zëvendëskryeministrin Bislimi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Escobar dhe Lajçak takohen me zëvendëskryeministrin Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin amerikan Gabriel Escobar si dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Bislimi i takoi të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit që këta dy të fundit patën me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Mediat janë lejuar vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk ka pasur deklarata të tjera.

Ndryshe në adresimin e përbashkët për media me Escobar dhe Lajçak, Kurti tha se mbesin të angazhuar për dialog pa u cenuar integriteti dhe sovraniteti i vendit, ndërsa të dy emisarët deklaruan se bisedimet mbesin rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img