Lajçak takohet me Peach, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Takohen Lajçak dhe Peach, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajçak ka thënë se temë e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera rajonale.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Gjatë vitit 2021, dialogu Kosovë – Serbi është zhvilluar kryesisht në nivel të ekspertëve, ndërkaq në nivelin e lartë politik janë zhvilluar dy takime ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, në qershor dhe në korrik. Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img