LDK koalicion qeverisës me PDK-në, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

LDK koalicion qeverisës me PDK-në, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vendosur që të shkojë në koalicion parazgjedhor vetëm me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në në një koalicion paszgjedhor.

Haziri megjithatë ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri, për Mediafokus. info.

Ai shton se nuk beson se LDK-ja mund të bëjë koalicion me PDK-në.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku kërkon që PDK-ja të propozojë këtë person për President

albswiss.com

AAK del zyrtarisht me komunikatë për largimin e Xhafer Gashit

albswiss.com

Shtyhet numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara

albswiss.com