fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

LDK në Obiliq del me deklaratë zyrtare për Xhafer Gashin

Kjo parti thotë se po mundohet të gjejë strehë të re politike

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq përmes një komunikate ka reaguar pasi sipas tyre kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili dha mbrëmë dorëheqje nga AAK-ja, po përpiqet të gjejë strehë të re politike.

Ata theksojnë se i konsiderojnë aventura këto përpjekje dhe të kota.

LDK në Obiliq del me deklaratë zyrtare për Xhafer Gashin, thotë se po mundohet të gjejë strehë të re politike

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq përmes një komunikate ka reaguar pasi sipas tyre kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili dha mbrëmë dorëheqje nga AAK-ja, po përpiqet të gjejë strehë të re politike.

Ata theksojnë se i konsiderojnë aventura këto përpjekje dhe të kota.

“Dega e LDK-së në Obiliq duke përcjellë vullnetin e anëtarësisë së saj, reagon ashpër ndaj pështjellimeve që po lanson Xhafer Gashi ditët e fundit që lidhen me fiskulturat e tij politike, në përpjekje me gjetë strehë të re politike, tani kur si rezultat i sjelljeve dhe qeverisjes skandaloze ka sjellë nivelin e besueshmërisë publike në zero (0)”, thuhet në reagim.

Tutje theksohet se “dega dhe strukturat e LDK-së në Obiliq e shohin me përbuzje përpjekjen e instalimit të pazareve e tugjarllëkun nga individ brenda LDK-së që duan të hapin dyert për njerëz të konsumuar e pa vlera, për më keq, duke shkelur mbi normat e shkruara e vlerat tradicionale që përfaqson LDK-ja e Ibrahim Rugovës e që janë: ndershmëria, besimi, etika njerëzore e familja”.

“LDK-ja në Obiliq i konsideron aventura dhe përpjekje të kota insistimet e tilla. Ashtu siç i kemi bërë ballë shumë atakimeve nga soji i njerëzve profiter e anti LDK, edhe këtë përpjekje do ta zmbrapsim duke pas besim të plotë edhe në kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku që do t`i ndalojë njëherë e mirë tendencat e tilla, duke ruajtur degët nga synimet e tilla destabilizuese”, thuhet në reagim.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img