Tre policë të lënduar nga protesta e djeshme kundër shtrenjtimit të rrymës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimin e sulmit ndaj zyrtarëve policor në protestën e djeshme.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë mbajtjes së protestës nga disa qytetarë të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, nga ana e protestuesve janë sulmuar katër zyrtarë policor, shkruan lajmi.
Tre prej zyrtarëve të sulmuar kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.Njoftimi i plotë i policisë:Sheshi Skënderbeu, Prishtinë (NN) 29.01.2022 – 14:27. Gjatë mbajtjes së protestës nga disa qytetar të cilët kanë shprehur pakënaqësitë tyre lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, nga ana e protestuesve janë sulmuar katër zyrtarët policor, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.





