Loredana thyen heshtjen, thotë se është beqare

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E ndarë prej disa muajsh nga Mozzik, Loredana Zefi thotë se është beqare.

Reperja e njohur, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, duket se po vazhdon të jetë beqare.

Kështu të paktën ka bërë të ditur në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory.

Ajo u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’, ndërsa nuk munguan ngacmimet rreth jetës private.

“A je beqare”, përgjigja e biondes ka qenë e menjëhershme duke e theksuar me një “Po” të zgjatur.

Krijuesja e hitit “Nëse don” në vitin që lamë pas u ribashkua me partnerin e saj, Mozzik, por kjo zgjati për vetëm një muaj.

Ata njoftuan ndarjen duke thënë se provuan sërish, por që nuk funksionoi edhe kësaj here.

Ish-çifti ndajnë një vajzë të vogël së bashku të quajtur, Hana.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img