Lulet e lodhjes një poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lulet e lodhjes

Jam lodhur nga tingujt e zhurmshëm
Nga melankolia që helmon egërsisht
Nga gjithçka në shpirt që bie përtokë
Si temjani erë që kumbon marrëzisht

Nga mbrëmja që do të kalojë kalimthi
Frazat e ngrohta krejtësisht të rreme
Nga tundimet gënjeshtrat mashtrimet
Që thërrmojnë e fshihen të verdheme

Jam lodhur nga menyja e përditshme
Me ekspozita pamore përgjatë rrugës
Shfaqje budallaqe varfëri rreth e çark
Qesharake deri në spazmat e zemrës

Jam lodhur nga vjershat e pashkruara
Dhe gabimet e paguara në çdo llogari
Po përsëri çdo ditë shtrembëroj litarë
E çdo ditë me frymë i ujit lulet përsëri

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img