Lumir Abdixhiku flet për gjerat e vështira që e presin LDK-në – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lumir Abdixhiku flet për gjerat e vështira që e presin LDK-në

lumir-abdixhiku-flet-per-gjerat-e-veshtira-qe-e-presin-ldk-ne

Abdixhiku deklarohet për gjërat e vështira që e presin.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot po e hap një faqe të re me qëllim për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me LDK-në.

” Sot po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo duhet të jetë e mbarë dhe e drejtë. Rruga përpara kërkon mobilizimin e mendjeve më të mira që kemi brenda. Rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me ne. Rruga përpara kërkon hapjen ndaj mendjeve më të mira të vendit, që LDK-në dhe idenë e saj e shohin si bindje origjinale e tyre”, shkroi Abdixhiku.

Tutje ai falenderoi të gjithë që e uruan për pozitën e tij të re në LDK.

“Më lejoni që këtu, të falenderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falenderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Ramadani: Janë infektuar mbi 75 mijë qytetarë, grupmosha më e prekur 30-39 vjeç

albswiss.com

Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet deri më 8 prill

albswiss.com

Parlamenti Evropian fton Kosovën e Serbinë t’i kthehen dialogut

albswiss.com