fbpx
6.8 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Lumir Abdixhiku kryetar i ri i LDK-së, e fiton garën pa balotazh

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjedhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij.

Kujtojmë se Isa Mustafa pasi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe u largua nga salla tha se kryetari i ri do ta çojë përpara LDK-në.

“Kryetari i ri do ta çojë LDK përpara, mbi bazat fundamendale është e themeluar kjo parti e qendrës së djathtë, parti e gjitha gjeneratave, kultivon parnterite të fuqishme me SHBA e BE, dhe parti që është cilësuar si shtetformuese që asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike. Besoj fuqishëm do të kthehet në krye të vendit në të ardhmen”, tha Mustafa.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img