3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Lushtaku deklarohet për votën që Haliti i dha Konjufcës: PDK se voton Qeverinë Kurti

Mërgim Lushtaku deklarohet për votën që Xhavit Haliti i dha Konjufcës, thotë se PDK se voton Qeverinë Kurti

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka komentuar votën pro të kolegut të tij Xhavit Haliti për Glauk Konjufcën që të zgjedhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“E vlerësojmë mendimin ndryshe në PDK. Ai e ka të drejtën e votës dhe më e rëndësishmja është që PDK do ta mbikëqyr qeverinë në ardhje”, ka thënë Lushtaku.
Sipas Lushtakut është e pashpjegueshme thirrja kaq e shpejtë e partisë fituese për ta votuar qeverinë.

“Do të votojmë kundër. E vlerësojmë vendimin dhe votën e qytetarëve më 14 shkurt dhe do të qëndrojmë në kuvend dhe do të deklarohemi dhe do ta japim votën kundër. Pozicionin tonë si PDK e kemi treguar edhe me ardhjen tonë me rastin e konstituimit të Kuvendit. Jemi parti serioze dhe e duam institucionin. Do t’ia japim mundësinë kësaj qeverie që të tregojë punët e saj sepse gjatë kanë folur në opozitë”, ka shtuar ai.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img