Lutfi Haziri humbi garën për të parin e partisë, ky është reagimi i dy zyrtarëve të LDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lutfi Haziri humbi garën për të parin e partisë, ky është reagimi i dy zyrtarëve të LDK-së

lutfi-haziri-humbi-garen-per-te-parin-e-partise,-ky-eshte-reagimi-i-dy-zyrtareve-te-ldk-se

Nuk u bë kryetar partie, dy zyrtarët e LDK-së publikojnë foto me Lutfi Hazirin.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dështuar që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryetar i Lidhjes Demokratike.

Këtë garë e fitoi Lumir Abdixhiku, derisa, ky i fundit do të jetë kryetar i LDK-së për dy vitet e ardhshme, deri në Kuvendin e ri zgjedhor.

Megjithatë, ani pse doli i dyti në këtë garë, Haziri ka marrë mbështetje nga disa zyrtarë të LDK-së.

Sekretari për financa në LDK e ish-ministri Lutfi Zharku e ka publikuar dje një foto me Hazirin, duke dërguar edhe një mesazh.

“Edhe kur nuk fiton bashkë jemi”, ka shkruar Zharku.

Një foto me Hazirin e ka publikuar edhe ish-ministri Imet Rrahmani.

Të ngjajshme

Kjo është mosha e viktimave të fundit nga COVID-19

albswiss.com

Kurti i bindur: I kemi numrat për Qeverinë e re, s’bëj kompromis me regjimin e vjetër

albswiss.com

Presidenti francesletër Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj çështje

albswiss.com