Popullsia e përgjithshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është 1.836.713 persona. Prej tyre 50.4% përqind janë femra, ndërsa 49.6% përqind janë meshkuj.
Lidhur me strukturën etnike, 58.44% përqind e popullsisë janë deklaruar si maqedonas, 24.30% përqind si shqiptarë, 3.86 % turq, 2.53 % romë, 0.47% vllehë, 1.30% serbë dhe 0.87% si boshnjak etj.
Sipas përkatësisë fetare, 46.14 % janë deklaruar si ortodoks, 32.17% musliman (islam), 0.37% si katolik, ndërsa në këtë Regjistrim janëparaqitur edhe bashkësi të tjera relegjioze të cilët nuk kanë qenë më herët, ata janë: krishterë evangelisto-protestante, agnostik, budist dhe të tjerë.
Në kuadër të Regjistrimit 2021 u mundësua që shtetasit e Maqedonisë të cilët përkohësisht jetojnë dhe qëndrojnë jashtë vendit më shumë se një vit të vetregjistrohen nëpërmjet web-aplikacionit e cila ishte në dispozicion në webfaqen e regjistrimit.
Këtë mundësi e shfrytëzuan 258.932, persona prej të cilëve 24.55% u deklaruan si maqedonas, 66.42% shqiptarë, 4.78% turq dhe të tjerë.
Sipas Entit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, kjo kategori e qytetarëve nuk bën pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente në vend.





