2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

MBASE EDHE NË KOSOVË DO TË ISHTE GJENDUR NJË PËRZGJEDHËS SI FRANCO FODA ?!

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, sikur janë të bindur që suksesi arrihet vetëm me ndonjë përzgjedhës të huaji.

Ata deri me tani në cilësinë  e përzgjedhësit apo selektorit të Kosovës, kanë angazhuar zviceranin, Bernard Challandes, francezin, Alain Giresse, sllovenin, Primozh Gliha dhe para dy-tre ditësh gjermanin me origjinë italiane, Franco Foda.

Angazhimi i këtyre selektorëve nga jashtë mbase nuk ka qenë i domosdoshëm kur dihet fare mirë që Kosova, ka me dhjetëra  ish – futbollistë të dalluar që këtë zeje do ta bënin pa ngelur në rezultate as një hap mbrapa  të  apostrofuarëve.

Nuk duhet të frikohemi nga debutimi jo aq i suksesshëm i përzgjedhësit Albert Bunjaku. Ai duke u bazuar në brumin e  atëhershëm të lojtarëve që i kishte në dispozicion punën e tij si trajner i parë i Kosovës e bëri për mrekulli.

Skuadra e Kosovës debutimin e saj  të parë në Arenat ndërkombëtare të futbollit e pati bërë më 25 maj të vitit 2014.

Ajo pati zhvilluar takim miqësor në Gjenevë të Zvicrës kundër Senegalit. Humbja  3 me 1 ka qenë krejt normale, sepse në atë periudhë  kombëtarja e Senegalit, ka qenë  e konsoliduar dhe në te kanë luajtur  futbollistë që në skuadrat e vendeve të ndryshme  të Evropës dhe Turqisë, kanë qenë në qendër të vëmendjes. Kurse kombëtarja jonë asokohe ishte në formim e sipër.

Tani janë krijuar rrethana komplet të tjera . Në Kosovë çdo ditë shfaqen talent të rrallë. Po ashtu në Ligat e Evropës janë titullarë përplot futbollistë me origjinë nga Kosova.

Andaj, me kontingjent të mjaftueshëm lojtarësh mund të punojnë edhe trajnerët  kosovarë.

Bije fjala pse mos t’u jepet besimi i ushtrimit të detyrës së përzgjedhësit të Kosovës, ish-futbollistëve  të njohur si : Besnik Hasi, Lorik Cana,  Ardian Kozniku, Erdogan Celina, Ramadan Cimili, Valon Behrami, Faruk Domi, vëllezërve Fadil e Xhevdet Muriqi, Ilir Daja, Genc Hoxha etj.

Kurse, punën me portierë mund ta bëjnë me shumë sukses Esat Mehmeti apo Shukri Paçarada, pse jo edhe Neshet Zhaveli ,dikur portier  i Prishtinës dhe Rijekës, anëtare të elitës së futbollit  jugosllavë.

Ka edhe emra të tjerë  ish–futbollistësh nga Kosova që me zanatin e trajnerit  mund të befasojnë  për të mirë.

Mendojmë që është  koha e kthimit të besimit në vetvete. Nuk thuhet rastësisht si dora e nënës nuk të rehaton askush !

ARIF  EJUPI

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img