2.2 C
Geneva
Saturday, January 10, 2026

Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Kjo ka bërë që institucionet shëndetësore të bëjnë thirrje për zbatim sa më rigoroz të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Deri sot, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 68 mijë e 777 raste pozitive me koronavirus, nga gjithësej 303 mijë e 652 testime.

Ndërkaq, 1 mijë e 595 persona nuk ia kanë arritur ta përballojnë infeksionin. Gjithësej, janë shëruar 59 mijë e 643 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 7 mijë e 539.

Vlen të theksohet se kryeministri Hoti bashkë me ministrin Zemaj gjatë ditës së djeshme kanë pasur takim me aktorë të tjerë të shëndetësisë.

Aty është vlerësuar se nevojiten masa më shtrënguese dhe zbatim strik i tyre.

Theks i veçantë është vendosur tek tubimet të cilat po konsiderohen si vatër e përhapjes së COVID-19.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img