Mehaj viziton familjen Ademi në Drenas që ia dha Kosovës gjashtë dëshmorë në luftë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mehaj ka vizituar një familje që i dha shumë Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar familjen Ademi nga Shtutica e Drenasit, nga e cila ranë gjashtë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

“Kontributi dhe sakrifica e tyre, na i solli ditët të cilat i jetojmë tani”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

“Atë që e kemi arritur, është meritë e pa mohueshme e nënave tona, nënave fisnike Shqiptare, e tillë është edhe nëna Ajete, e cila me shumë mund e sakrificë i rriti fëmijet e saj dhe i edukoi në frymën kombëtare. Borgji që e kemi ndaj saj është shumë i madh, atë mund ta shlyejmë vetëm duke punuar me përgjegjshmëri për vendin”, u shpreh tutje ministri, transmeton Klankosova.tv.

“Nga familja Ademi, atdheut ia falën jetën: Fetah Ademi, Ejup Ademi, Selim Ademi, Maliq Ademi, Xhevat Ademi dhe Esat Ademi”, tregoi Mehaj.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img