Tregon Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka treguar se a do të i kthehet përsëri muzikës.
Në një intervistë, Krasniqi tha se nuk e sheh veten duke u marrë ndonjëherë aktivisht me muzikë.
“Në një formë ose tjetër, unë muzikën e kam shumë të rëndësishme edhe sot e kësaj dite, por nuk është se e shoh veten duke u marrë ndonjëherë aktivisht me muzikë, pavarësisht prej karrierës time politike”, tha Krasniqi për Klan Kosova.
Kujtojmë se Krasniqi për shumë vite është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.
“Ritmi i Rrugës” nxori disa albume, por kënga“Ushtari i Rrugës” dhe “Përjetësisht” shënuan sukses të jashtëzakonshëm, duke lënë shenja në Hip-Hopin shqiptar.
Ky grup u pensionua para 15 vjetësh, por la pas vetes kujtime të paharruara tek adhuruesit gjithandej trojeve shqiptare.





