Merret vendimi për zyrtarin e Komunës së Gjilanit që dyshohet se për tetë vjet bëri dallavere me subvencione – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Merret vendimi për zyrtarin e Komunës së Gjilanit që dyshohet se për tetë vjet bëri dallavere me subvencione

merret-vendimi-per-zyrtarin-e-komunes-se-gjilanit-qe-dyshohet-se-per-tete-vjet-beri-dallavere-me-subvencione

Për tetë vjet dyshohet se bëri dallavere me subvencione, merret vendimi për zyrtarin e Komunës së Gjilanit.

Gjykata Themelore e Gjilanit u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të arrestuarve në Gjilan, nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “keqpërdorim me subvencione”, raporton Express.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z. P. që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve.

“Të pandehurit dyshohet t’i kenë kryer veprat penale në vazhdimësi, që nga viti 2012 deri në vitin 2020, çka do të thotë se të pandehurit kanë vepruar në mënyrë kontinuele dhe në vazhdimësi nga kjo bazë ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri do të vazhdonin në kryerjen e veprave penale.

Me këto veprime, i pandehuri Z. P., dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B. T., në cilësinë e fermerit, ka kryer veprën penale “mashtrimi me subvencione” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë

Të ngjajshme

E dhimbshme: Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda ditës nga Covid-19

albswiss.com

Seanca për votimin e ndryshimit të Ligjit të Zgjedhjeve pritet të nis në ora 19:30

albswiss.com

Anton Quni: U tërheqa nga gara për t’i lënë rrugë frymës së re, bashkë do ta rikthejmë dinjitetin e Lidhjes

albswiss.com