4.2 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Milan ka gjetur pasuesin e Donnarummas në Francë për 20 milionë euro

Donnarumma drejt largimit, Milan ka gjetur pasuesin në Francë për 20 milionë euro.

E ardhmja e Gigio Donnarummas vijon të jetë në pikëpyetje, pasi portieri ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin dhe largimi nuk përjashtohet si mundësi.

Drejtuesit e Milanit duket se i kanë marrë të gjitha parasysh dhe kanë menduar për pasuesin.

Sipas “L’Equipe”, Milani ka vendosur nën shënjestër portierin Mike Maignan. Ky i fundit mbron portën e Lille dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Maignan pëlqehet shumë nga drejtori Massara, i cili e ndjek prej kohësh francezin. Portieri është pjesë e Lille që nga viti 2015, kohë kur u largua nga PSG për vetëm 1 milion euro.

Kështu, në rast se Donnarumma vendos të mos rinovojë me Milanin, kuqezinjtë e kanë gati pasuesin.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img