Ministri i Bujqësisë nuk e voton propozimin e kryeministrit Kurti në Qeveri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministri Peci nuk e voton propozimin e kryeministrit Kurti në Qeveri.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në propozimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.

Në mbledhjes e sotme, qeveria miratoi bordin e ri të ndërmarrjes Trepça Sh.A.

Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.

“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim të këtij bordi mbikëqyrës, përkatësisht pesë anëtarëve të tij. Kush është për? Faleminderit. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka… Më falni, një abstenim. Një abstenim. Konstatojmë se miratohet”, tha Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img