3.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Ministri i Jashtëm hungarez: Dialogu me Kosovën nuk duhet të jetë parakusht për pranimin e Serbisë në BE

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryediplomati hungarez: Dialogu me Kosovën nuk duhet të jetë parakusht për pranimin e Serbisë në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka vlerësuar se procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm.

Ai në një intervistë për Tanjug ka theksuar se ky proces nuk duhet të jetë parakusht për përshpejtimin e negociatave për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është vetëm interes i Serbisë që të anëtarësohet në BE, por po ashtu edhe interes i BE-së që ta ketë Serbinë në mesin e anëtarëve të saj”, ka thënë Szijjarto.

Ai është shprehur se është turp me BE-në që nuk e ka hapur asnjë kapitull për Serbinë gjatë vitit të kaluar.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img