9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Ministri Zemaj i shkruan letër COVAX-it dhe shteteve të Quint-it, kërkon që Kosova të furnizohet sa më shpejt me vaksina

Zemaj i shkruan letër COVAX-it dhe shteteve të Quint-it, kërkon që Kosova të furnizohet sa më shpejt me vaksina.

Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës Anti-COVID, ndonëse një sasi e furnizimit është premtuar nga COVAX në muajin shkurt e pastaj në muajin mars.

Për këtë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka dërguar ditë më parë mekanizimit COVAX, misioneve të ndryshme diplomatike e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të Quint-it në Kosovë, organizatave të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe të aktorëve të tjerë lidhur me mos alokimin e vaksinave kundër COVID-19 deri tani për Kosovën.

Ai ka kërkuar që ato të përdorni autoritetin e tyre për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës COVID-19 në Kosovë.

“Të gjithë jem të vetëdijshëm se vaksinimi i popullatës kundër COVID-19 është një çështje jetike për mbrojtje të jetës dhe shëndetit individual, dhe të popullatës, në veçanti të grupeve vulnerabile, në kushtet e pandemisë. Prandaj, ju lutem që të përdorni autoritetin tuaj për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë”, ka thënë Zemaj.

Letra e plotë:

Dëshiroj të falënderoj GAVI – n, si dhe të gjitha shtetet të cilat me kontributin e tyre financiar, mundësuan krijimin e COVAX, dhe për mundësinë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e këtij mekanizimi të rëndësishëm për trajtimin dhe mundësinë e barabartë për të gjitha shtetet që të furnizohen dhe të vaksinojnë me kohë popullatën e tyre me vaksinën kundër COVID 19.

Përveç mbështetjes te COVAX, Ministria e Shëndetësisë është në proces të vazhdueshëm të sigurimit të mbështetjes financiare nga institucionet ndërkombëtare financiare, për të mundësuar blerjen e (një pjese) të vaksinave me burimet tona, qoftë përmes ko-financimit nga COVAX; dhe/ose nga prodhuesit apo burime tjera të mundshme.

Në kuadër të bashkëpunimit me COVAX, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, duke ju përmbajtur afateve të dhëna; dhe konsiderojmë se kemi arritur qëllimin që të jemi maksimalisht korrekt me afatet, llojin dhe cilësinë e dokumentacionit të kërkuar, që nga fillimi, përkatësisht Pjesa A e Kërkesës për Vaksina (Aplikacionit).

Fatkeqësisht, përkundër angazhimit tonë maksimal, ne jemi shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID 19!

Pranimi dhe validiteti i këtyre dokumenteve është konfirmuar nga COVAX (pika fokale e COVAX për Kosovën).

Më 1 mars 2021, pika fokale për Kosovën na ka njoftuar se duhet ti drejtohemi UNICEF’s Supply Division, i cili do të lëshojë purchase order.

Urdhër blerja nga UNICEF është lëshuar të enjten, më 4 mars 2021!

Në vijim jemi informuar se sasia e parë e vaksinës AstraZeneca për Kosovën do të jetë e gatshme për transport më 17 mars, ndërsa pjesa tjetër me 17 prill 2021.

Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi asnjë informacion për shkakun e vonesës dhe kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë!

Të gjithë jem të vetëdijshëm se vaksinimi i popullatës kundër Covid 19 është një çështje jetike për mbrojtje të jetës dhe shëndetit individual, dhe të popullatës, në veçanti të grupeve vulnerabile, në kushtet e pandemisë.

Prandaj, ju lutem që të përdorni autoritetin tuaj për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës kundër Covid 19 në Kosovë.

Duke pritur përgjigjen tuaj

Me respekt,

Armend Zemaj

Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img