Në shumë QMF po pungojnë barnat esenciale
Ministria e Shëndetësisë ka tre muaj që nuk i ka furnizuar me barna e pajisje Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Qendra e Mjekësisë Familjare në “ Emshir” po vazhdon të kujdeset për pacientët me Covid-19.
Kjo qendër në Kalabri tash e sa muaj ofron shërbime vetëm për këtë kategori të pacientëve.
Por, duket se në këtë qendër po planifikohet të shtohen edhe kapacitetet mjekësore.
Kështu të paktën ka propozuar Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.
Por, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballen Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Gashi, ka deklaruar se ka 3 muaj që ato nuk janë furnizuar me barna pajisje të listës esenciale nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky i fundit thotë se këto mungesa janë munduar t’i mbulojnë me kontrata vetanake, por që tashmë edhe ato janë shpenzuar.
I pari i shëndetësisë në kryeqytet gjithashtu ka deklaruar se në Prishtinë tashmë është shtuar numri i rasteve pozitive.
Kjo sipas tij është pasojë e tubimeve politike dhe pakujdesisë së qytetarëve.
E numri i rasteve duket se po rritet edhe ne komunat tjera.
Në Gjilan gjatë ditës janë parë radhë të gjata nga qytetarë që po prisnin të testoheshin për Covid-19.
Brenda 24 orëve në Kosovë me koronavirus kanë rezultuar 553 raste, kurse betejën me Covid e kanë humbur 8 pacientë.