Ministrja Haxhiu takon Krasniqin dhe Haradinajn në Hagë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore atje.

Haxhiu këtë do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-së të UÇK-së, Nasim Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme, Haxhiu ka takuar ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-së të UÇK-së Hysni Gucati, dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Kujtojmë se për takim ministren Haxhiu e refuzoi ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img