Miroslav Lajçak e takon Vuçiqin, diskutojnë për temën e dialogut – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Miroslav Lajçak e takon Vuçiqin, diskutojnë për temën e dialogut

miroslav-lajcak-e-takon-vuciqin,-diskutojne-per-temen-e-dialogut

Lajçak e takon Vuçiqin, diskutojnë për temën e dialogut.

Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zyrën e tij.

Për diçka të tillë ka raportuar medium serb ‘Tanjug’, teksa ka njoftuar se tema për të cilën u diskutua ishte vazhdimi i dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe, përcjell Gazeta Express.

Takimi midis Vuçiqit dhe Lajçakut filloi rreth orës 6 në ndërtesën e presidencës serbe, të cilët do t’iu adresohen medieve pas takimit.

Lajçak arriti në Beograd këtë pasdite, pasi qëndroi në Prishtinë për tri ditë për t’u takuar me diplomatët kosovarë.

Ai të parin në Kosovë e takoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin biseduan po ashtu për vazhdimin e dialogut. Ky i fundit, nëpërmjet një deklarate, lëri të nënkuptohet se dialogu nuk është prioriteti më i madh për platformën e tij qeversisë.

Të ngjajshme

Masat e reja anti-Covid, gastronomia mbetet pa mbështetje nga shteti

albswiss.com

Hasani: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

albswiss.com

Vetëvendosje ende nuk i ka të sigurta votat për Vjosa Osmanin

albswiss.com