Mirosllav Lajçak shpjegohet për hartën në zyrën e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mirosllav Lajçak shpjegohet për hartën në zyrën e tij

mirosllav-lajcak-shpjegohet-per-harten-ne-zyren-e-tij

Lajçaku është shpjeguar për hartën në zyrën e tij.

I Dërguari Special i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak ka shpjeguar hartën e cila ndodhej në zyrën e tij. Harta kishte shkaktuar polemika dhe shumë persona kishin reaguar.

Lajcak thotë se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, ndërkohë që tha se po punon për një marrëveshje ku keqkuptime të tilla nuk do të ndodhin më.

“Shiko i kam kaluar 20 vite duke punuar në Ballkan dhe kuptoj se cfarë do të thonë cështjet e ndjeshme. Nuk kam marrë asnjëherë anë dhe nuk kisha për qëllim të ofendoj askënd. Është qëllimi im që në fund të dialogut të arrijmë një mirëkuptim dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse që në të ardhmen mos të kemi këso keqkuptime”, tha ai.

Në një intervistë të Lajcak shfaqej një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku ishte ai.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

Kështu shkruante ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Të ngjajshme

Pas dështimit të djeshëm Kurti kërcënon opozitën: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë në kuti për VV’në

albswiss.com

Serbët në veri para policëve brohorasin “Kosova është Serbi”

albswiss.com

Ish kandidati për deputetë i PDK-së propozon që flamuri i UÇK-së të jetë në Presidencë

albswiss.com