Mirosllav Lajçak viziton Kosovën pas një jave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mirosllav Lajçak viziton Kosovën pas një jave

mirosllav-lajcak-viziton-kosoven-pas-nje-jave

Lajçak pas një jave viziton Kosovën.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga kuy fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmanit.

Të ngjajshme

Kryetari i SBASHK-ut kërkon nga Vitia që vaksinimi i mësimdhënësve të jetë prioritet

albswiss.com

Masat e reja, Arben Vitia nesër në takim me kryetarët e komunave

albswiss.com

I kërkohet Arben Vitisë të lejojë mbajtjen e dasmave këtë vit

albswiss.com