Mjekja kosovare rrëfen për tmerrin e COVID: Më ka humbur përjetësisht nuhatja – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mjekja kosovare rrëfen për tmerrin e COVID: Më ka humbur përjetësisht nuhatja

mjekja-kosovare-rrefen-per-tmerrin-e-covid:-me-ka-humbur-perjetesisht-nuhatja

Kosovarja rrëfen për tmerrin e COVID: Më ka humbur përjetësisht nuhatja.

Edona Deva, mjeke nga Prishtina, ka treguar se gjatë tetorit të vitit të kaluar ka qenë e infektuar me virusin COVID-19.

Ajo ka rrëfyer për problemet në shëndet që i ka shkaktuar ky virus.

Për shkak të infektimit me koronavirus, Deva thotë se ka humbur përgjithmonë shijen.

Ajo ka treguar se dy javë pas shërimit nuk ka mundur t’i bëj as 15 hapa.

“Unë kam probleme me Hipertension, kam përkeqësim të sëmundjeve që i kam dhe ajo që ndoshta është më e keqja është ankthi i cili vazhdon të jetë aty dhe pagjumësia, një çrregullim i gjumit. Pas sëmundjes ka qenë shumë e vështirë të eci. Ajo lodhja që akoma është prezentë, nuk ju lejon që t’i bëni më shumë se 15 hapa”, ka thënë ajo në KTV.

Deva ka thënë se suksesi më i madh i saj gjatë infektimit me koronavirus ka qenë mosbartja e tij te ndonjë person tjetër.

“Unë kam qenë e infektuar me SARS-CoV-2në muajin tetor të vitit të kaluar. Pas dy jave u testova dhe dola negative, që do të thotë që ishte një e shkuar por me një kujdes të veçantë edhe pasI rezultova negativ, sepse e dija nga literatura që mund të vazhdosh të jetë person që mund ta transmetosh përkundër faktit që je negativ. Suksesi më i madh i imi gjatë përjetimit të sëmundjes ka qenë se nuk e kam bartur te askush”, ka treguar ajo.

Të ngjajshme

Partia e Dardan Moliqajt ironizon me Mimoza Kusarin: Duhet të propozohet për presidente

albswiss.com

Çelaj i reagon PDK-së: Askush s’mund ta ndalë fjalën e lirë

albswiss.com

Ndërron jetë punëtori i RTK-së

albswiss.com