Ngritet aktakuzë ndaj tre personave, morën pjesë në një therje me thika në Kaçanik.
Prokuroria themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër tre persona, të cilët ishin të përfshirë në një rrahje në Kaçanik, më 19 dhjetor 2020.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.Q., më 19 Dhjetor 2020, në Kaçanik, me dashje ka tentuar që të privoj nga jeta të dëmtuarin A.A., duke e godituar të njëjtin me një mjet të mprehtë-thikë, në pjesën e pasme të krahërorit të majtë, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vr’asja në tentativë”.
Ndërsa, i pandehuri A. Ç., ka marr pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit A.A., me ç’rast ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Kurse, i pandehuri L.I., me qëllim të dinjitetit të personit tjetër e sulmon fizikisht të dëmtuarin K.T., duke e goditur të njëjtin me mjet të mprehtë-thikë në pjesën e anës së majtë të shpinës, ashtu që i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor për çka i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.