Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar për armëpushim në qytetin port, të rrethuar, të Ukrainës, Mariupol, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga Agence France-Press të mërkurën.
Ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar rreth këtij njoftimi. Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në këtë qytet kanë dështuar mes akuzave për keqbesim nga të dyja palët.
Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin qytetit të shkaktuar nga granatimet. Pamjet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës, Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha.





