Mot befasues edhe këtë javë, nuk do ta ndiejmë ende pranverën – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mot befasues edhe këtë javë, nuk do ta ndiejmë ende pranverën

mot-befasues-edhe-kete-jave,-nuk-do-ta-ndiejme-ende-pranveren

Ende nuk do të ndiejmë pranverë, moti surprizon edhe këtë javë.

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vijim.

Ditën e martë pritet të kemi mot më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe të shiut në vise më të ulëta.

Ditën mundësi për rrebeshe shiu dhe bore.

Në vise kodinoro-malore priten vetëm reshje bore.

Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 10C, e në vise malore -5C deri 0C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s, me hove deri në 18m/s (65km/h). Indeksi UV: 2. Windchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërkohë edhe të mërkurën do të kemi mot kryesisht me vranësira, ftohtë e me erë. Përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 8C, e në vise malore -7C deri -1C.

Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s. Indeksi UV: 2.

Windchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Të ngjajshme

“Të mos përzihet futbolli me politikë”, kryediplomatja spanjolle befason me deklaratën për Kosovën

albswiss.com

Në këto dy komuna në Kosovë janë të punësuara gra më shumë se burra

albswiss.com

Konfirmohet: Adelina Grainca e PDK-së i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosjes

albswiss.com