MSH deklarohet pas takimit me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat e reja

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka dhënë informacione për takimin me kryetarët e komunave, ku u diskutua për masat e reja Anti-COVID.

Sipas kësaj ministrie, ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur takim virtual me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

“U. D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit. U. D. Ministrja Gexha dhe Ministri Krasniqi, falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale”, thuhet nga MSH.

Sipas kësaj ministrie, në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor është theksuar se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img