Nasuf Nuhiu – udhëheqës i ri i Komunitetit Shqiptar në Gjenevë të Zvicrës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nisur nga rëndësia e padiskutueshme e organizimit rreth veprimtarisë së mërgatës sonë për të kontribuar për ruajtjen e vlerave kulturore e kombëtare, Komuniteti Shqiptar në qytetin e Gjenevës, mbajti Kuvendin e tetë. Ky Kuvend konsistoi edhe me dhjetë vjetorin themelimin e këtij asociacioni shqiptar në Zvicër. Kryetar i ri i Komunitetit Shqiptar zgjedhet z. Nasuf Nuhiu.

Kuvendin zgjedhor e hapi  kryetari i deritashëm, cili duke përshëndetur anëtarët e Kuvendit, foli edhe për rolin dhe rëndësinë e organizimit e mërgatës sonë, gjegjësisht asaj në kantonin e Gjenevës. Më pas kuvendi zhvilloj punimet në zgjedhjen e kryesisë së re dhe udhëheqësit të saj.

Kryetar i ardhshëm i Komunitetit Shqiptar, unanimisht u zgjodh Nasuf Nuhiu, një anëtarë i devotshëm që nga themelimi i asociacionit. Më pas grupi punues, pasi bëri vlerësimin e punës së kryesisë ekzistues, duke përmendur dhe paraqitur edhe raportin financiar, ata theksuan organizimi i veprimtarisë së Komunitetit Shqiptar ishte për lakmi, por që duhet shtuar edhe më tej veprimet organizative në të ardhmen.

Kryesia e zgjedhur, nga anëtarët e Kuvendit, u zotua, për ti realizuar detyrat e reja në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe në Këtë Kuvend si objektiv i vetëm u parashtrua domosdoshmëria e organizimit, punës dhe detyrave që u parashtrohen.

Në vazhdim të mbrëmjes të pranishmit, me pika të ndryshme muzikore dhe artistike i argëtojnë edhe solistët e grupit muzikor “Hareja” Ansambli “Gëzuar” dhe kitaristi Bashkim Krasniqi bashkë me vajzën e tij Rina Krasniqi – violiniste.

Pas pikave artistike me të cilat të gjithë të pranishmit mbetën të kënaqur, organizatorët kishin organizuar edhe një koktej rasti për të festuar dhe shënuar solemnisht këtë tubim.

Zgjedhja e udhëheqjes së re të Komunitetit Shqiptar dhe zotimi për vazhdimësinë e veprimtarisë së këtij asociacioni  edhe një herë veçse forcojnë thënien se mërgata jonë përherë ka nderuar vetën, punën dhe mundin e saj duke mos harruar asnjëherë gjuhën, kulturën, traditat kombëtare dhe veprimtarinë në shërbim komunitetit shqiptar jashtë atdheut./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img