22.8 C
Geneva
Friday, July 29, 2022

Ndalon dhimbjen menjëherë por këto janë efektet anësore serioze të OKI-t

“OKI”, medikamenti më i shitur në vend kundër dhimbjeve ka efekte anësore serioze, kërkohet shitja me recetë.

Medikamenti OKI kundër dhimbjeve është njëri nga më të kërkuarit pothuajse në të gjitha barnatoret e vendit.

Ani pse efekti i tij për ndaljen e dhimbjeve është i menjëhershëm, OKI ka edhe shumë efekte tjera anësore që mund t’i shkaktojë.

Madje ato janë shumë më serioze se ana pozitive e përdorimit të tij.

Këtë e shpjegon edhe zëvendëskryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës Dardane Mehaj.

“Ndër efektet anësore është që ndikon direkt te shikimi, ndikon te problemet me lëkurë, te rastet me trombozë, personat që janë në terapi me aspirinë nuk guxojnë ta përdorin njëkohësisht edhe OKI-n, ata që kanë sëmundje kardiovaskulare, nuk bën”, tha ajo për T7.

Mehaj pohon që mungon sensibilizimi i qytetarëve sa i perket njohurive rreth ilaçeve në përgjithësi sidomos atyre të cilave shiten pa recetë.

E për efektet e këtij ilaçi nuk janë në dijeni as qytetarët të cilët janë përdorues të rregullt.

Mes tyre ka edhe të tillë që nuk janë përdorues të tij.

Madje edhe ata mendojnë që duhet të bëhet shitja e tij me recetë.

Ndërkohë shumë shtete të Evropës duke përfshirë edhe Shqipërinë, tash e një kohë ilaçin OKI nuk mund ta shesin pa recetë të mjekut.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img