Një plagosje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.
Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka vdekur para gjysmë ore në QKUK në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, nysret Gjurkaj.
“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”, ka thënë shkurt Gjurkaj. Më herët mjeku kujdestar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Ejup Govori kishte konfirmuar se pacienti ishte në gjendje të rëndë.





