17.1 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Në Bylah, simpozium e program artistik kushtuar Heroit Kombëtar

Shoqata “Gjergj Kastrioti“, që udhëhiqet nga Agim Pepaj, që sivjet ka hyrë në dhjetëvjetorin e themelimit, tashmë ka bërë emër në kantonin e Cyrihut, por që zakonisht përkujdeset që me rastin e lindjes apo vdekjes së Heroit Kombëtar të  organizojë tubime përkujtimore, sa foljore aq edhe artistike. Kështu , kësaj here me 25 Maj në Bylah, në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve Shqiptar në Botë  dhe Ansamblin “Vatra” organizuan një festë mbresëlënëse në kuadër të temës : “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “Mbrojtës i civilizimit evropian”. 

Teksti Rexhep Rifati & foto Afrim Nevzadi

Kësaj radhe, salla e stolisur e qendrës kulturore në Grampenweg 5, 8180 Bülach, ishte kthyer në një ambient festiv, ndërsa që në ballë të skenës qëndronte krenarish një bust i Heroit tonë Kombëtar, ndërsa që artistët e vegjël të ansamblit “Vatra” i jepnin sallës edhe një gjallëri e bukuri më tepër.

Kushtrimi i Gjergj Kastriotit bashkë me Himnin kombëtar bënë që kësaj radhe mërgimtarët e ardhur nga anë të ndryshme me ngritjen në këmbë të nderojnë Kryetrimin dhe gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e dy shteteve tona.

Pjesa tematike e simpoziumit pati disa trajtime tejet interesante shkencore- Pasi që ligjëruesit që vinin nga vende të ndryshme e që i përfaqësonin shoqatat e historisë, varësisht nga vendet ku jetojnë kishin bërë hulumtime serioze për ndriçimin e shumë të dhënave për jetën dhe veprën e Kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe për jehonën që ka bërë figura e tij në meridianë të ndryshme. Ja edhe ligjëruesit që u prezantuan me tema në këtë simpozium: Qerim Kryeziu (Suedi), Paulin Zefi (Shqipëri), Cmelia Nita (Rumuni) Skender Nushi ( Itali) dhe Murat Ajvazi (Zvicër).

Një fjalë rasti në emër të organizatorit e mbajti kryetari i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”, Agim Pepaj, i cili i bëri një prezantim rrugëtimit luftarak të Skënderbeut, duke thënë se :  “Ky Hero Kombëtar, simbol i guximit, trimërisë dhe strategjisë së shkëlqyer ushtarake, është figura më e lavdishme e historisë shqiptare, i cili me mençurinë dhe vendosmërinë e tij mbrojti tokat arbërore dhe evropiane nga pushtimet osmane”.

Pepaj më tej u bëri me dije të pranishmëve se shoqata që ai drejton, ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e jetës dhe veprës së kësaj figure të papërsëritshme të popullit tonë, ndaj edhe ai do të nderohet edhe viteve në vazhdim krahas se me tema e ligjërata edhe me krijime dhe pika artistike nga radhët e grupeve dhe ansambleve në Zvicër, siç është radha kësaj here edhe me “Vatrën” e Bylahut, ku Agimi prej vitesh është njëri nga anëtarët tejet aktiv. Po gjatë kësaj mbrëmje festive, programin e moderoi me shumë kompetencë, Arben Rexhepi.

Edhe vet ky ansambël, jo vetëm që shfaqi një program tejet të pasur e freskues për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi, por edhe u dëshmua edhe me mikpritje që nga dera e hyrjes në godinën ku u mbajt ky manifestim, i cili në masë u ndihmua me sponsorime nga disa afarist shqiptarë

Portali ynë prointegra.ch, sapo ka botuar shkrimin mbi simpoziumin kushtuar Kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në bashkëorganizim të Shoqatës “Gjergj Kastrioti“, që udhëhiqet nga Agim Pepaj dhe Lidhjes Historianëve Shqiptar në Botë me seli në Zvicër dhe Ansamblin “Vatra” në Bylah, që me këtë rast organizuan një festë të përbashkët mbresëlënëse në shenjë nderimi për Kryetrimin tonë

Kushtrimi i Gjergj Kastriotit bashkë me Himnin kombëtar bënë që kësaj radhe mërgimtarët e ardhur nga anë të ndryshme me ngritjen në këmbë të nderojnë Kryetrimin dhe gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e dy shteteve tona.

Pjesa tematike e simpoziumit pati disa trajtime tejet interesante shkencore- Pasi që ligjëruesit që vinin nga vende të ndryshme e që i përfaqësonin shoqatat e historisë, varësisht nga vendet ku jetojnë kishin bërë hulumtime serioze për ndriçimin e shumë të dhënave për jetën dhe veprën e Kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe për jehonën që ka bërë figura e tij në meridianë të ndryshme. Ja edhe ligjëruesit që u prezantuan me tema në këtë simpozium: Qerim Kryeziu (Suedi), Paulin Zefi (Shqipëri), Cmelia Nita (Rumuni) Skender Nushi ( Itali) dhe Murat Ajvazi (Zvicër).

Një fjalë rasti në emër të organizatorit e mbajti kryetari i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”, Agim Pepaj, i cili i bëri një prezantim rrugëtimit luftarak të Skënderbeut, duke thënë se :  “Ky Hero Kombëtar, simbol i guximit, trimërisë dhe strategjisë së shkëlqyer ushtarake, është figura më e lavdishme e historisë shqiptare, i cili me mençurinë dhe vendosmërinë e tij mbrojti tokat arbërore dhe evropiane nga pushtimet osmane”./prointegra.ch/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img