12.1 C
Geneva
Saturday, April 20, 2024

Në ditën kur u zgjedh kryetar, Lumir Abdixhikut i vdes një person i afërt

Një gëzim, një hidhërim: Sot Lumir Abdixhikut i vdes një person i afërt

Kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, sot në Zvicërr i ka vdekur halla e tij, Nuranije Krasniqi.

Lajmit e kanë bërë të ditur familjarët e kryetari të ri të LDK-së, derisa kanë theksuar se, familjarja e tyre Nuranije Krasniqi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, gjë që në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Zvicrrës.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku është me prejardhje nga fshati Tërnoc, ku edhe sot një pjesë të familjes së tij jeton në ketë vendbanim shqiptar të Bujanocit, ndërsa halla e ndjerë ka qenë e martuar në Kamenicë, por prej vitesh ka jetuar në Zvicër, shkruan luginalajm. com.

Ndryshe, varrimi i hallës së kryetarit të LDK-së, pritet që të bëhen pas dy ditëve, derisa kufoma të sjelljet në Kosovë.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img