13.7 C
Geneva
Thursday, April 18, 2024

Në Kaçanik nis regjistrimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19

Kaçaniku nis regjistrimin për vaksinim kundër Covid-19.

Në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Kaçanik çdo ditë ofrohen shërbime parësore për qytetarët. Por shumë shpejt brenda saj do të kryhet edhe një nga proceset të cilën kosovarët po e presin prej kohësh. Bëhet fjalë për imunizimin me vaksinën kundër Covid -19.

Këtu që nga e hëna nis regjistrimi i vullnetarëve për t’u vaksinuar.

Përparësi kanë stafi mjekësor dhe personat mbi 65 vjeç.

Stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po thonë se janë të gatshëm për vaksinim.

Shqipe Loku e cila punon pikërisht në repartin e vaksinimit shpjegon mënyrën se si ato do të jepen.

Mirëpo Loku thotë se qytetarët nuk duhet të frikësohen, sepse vaksina Astra Zeneca nuk ka efekte anësore të rrezikshme.

Sipas saj vaksinat priten të vijnë shumë shpejt, prandaj edhe frigoriferët për mbajtjen e tyre janë të gatshëm.

Edhe stafi mjekësor në këtë QKMF janë në krye të punës.

Ata po presin pacientët e po konsultohen me ta edhe për dhënie të vaksinave.

E pacientët, shprehen të gatshëm të imunizohen me këtë vaksinë.

Ato do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim, e pastaj vaksinim.

E njëri nga ta edhe pse e ka kaluar sëmundjen e Covid-19, po thotë se do të vaksinohet për te mirën e familjes së tij.

Ndërkohë në këtë Qendër po iu bëjnë apel të gjithë banorëve të Kaçanikut që të vijnë të regjistrohen sa më parë për ti marrë vaksinat kundër korona virusit.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img