Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, të premtën, më 28 qershor në orën 18:00 në prani të bashkëkombasve tanë nga të gjitha viset etnike shqiptare do të promovohet monografia “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” i autorit, gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi.
Në këtë promovim, ku do të merr pjesë edhe autori, bashkhkëkombasit tanë do të kenë rastin të njihen me jetën dhe veprimtarin atdhetare e shkencore të intelektualit poliedrik të Akademik Gazmend Zajmit, i cili ishte përhewrë në shërbim të çështjes kombëtare, veçmas me kontributin si profesor e rektor i Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili dhe ishte anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës nga Kosova.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të informohen më gjerësisht nga autori Nuhi Bytyçi edhe lidhur me qëndrimin e guximshëm të Akademik Gazmend Zajmit për demonstratat studentore të vitit 1981 dhe si Zajmi dha dorëheqje nga pozita e rektorit dhe u largua nga procesi arsimor i Universitetii të Prishtinës. Lexuesit do ta njohin Profesor Zajmin edhe si autor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë dhe autor i Deklaratës Kushtetutës të 2 korrikut 1990 për Pavarësinë e Kosovës dhe frymëzues i rinisë së Kosovës për rezistencën e armatosur udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.