fbpx
25.9 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Në pritje të vaksinës, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19.

Kosova po vazhdon të mos furnizohet me vaksina kundër COVID-19, përkundër që numri i të infektuarve me këtë virus po rritet. Rritja e rasteve vlerësohet se mund të çojë deri te një valë e tretë e koronavirusit nëse nuk intervenohet urgjentisht me masa më rigoroze dhe me vaksinim.

Në rast se Kosovë nuk furnizohet urgjentisht me vaksina, si dhe nëse nuk ashpërsohen masat kundër COVID-19, në vend mund të fillojë një valë e tretë e këtij virusi.

Kështu së paku vlerësojnë infektologë e njohës të shëndetësisë.

Derisa raportohet se një valë e tretë e koronavirusit ka filluar të përhapet në shtetet tjera, një rritje e mëtejme e numrit të infektimeve në vend, thuhet se mund të jetë indikatorë që vendi po hynë në një valë të re të koronavirusit.

Infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë për Express se nëse nuk intervenohet urgjentisht me masa shtrënguese dhe me vaksinim, në vend mund të fillojë një valë e re e tretë e koronavirusit.

Ai ka deklaruar se edhe varianti i ri anglez i COVID-19 i pranishëm në vend mund të ndikojë që të rriten infektimet e të fillojë një valë e re e virusit.

“Është e mundshme që kjo rritje e infektimeve dhe paraqitja e variantit të ri të COVID-19 në Kosovë, e bënë të mundshme fillimin e një vale të re ose një vale të tretë, në qoftë se nuk intervenohet në mënyrë urgjente me masa shtrënguese dhe nëse nuk fillohet me vaksinimin dhe imunizimin. Ndryshe mund të hyjmë edhe në një valë të tretë sepse e kemi variantin tjetër i cili e bënë të veten, e bënë lëvizjen e përhapjen edhe më të shpejtë”, ka theksuar ai.

Ramadani ka thënë se rritja e rasteve me koronavirus së fundmi, tregon se situata në vend është e rëndë dhe ka tendencë që numri i të infektuarve të rritet edhe më shumë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi, ndërsa nga institucionet që të punojnë më shumë në sigurimin e vaksinave.

“Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është rritur së fundmi. Krejt këto shifra tregojnë një trend të infektimit të rëndë. Situatën e kemi të brishtë dhe e kemi një tendencë të rritjes së infektimeve. Gjëja me urgjente është lufta ndaj COVID-19, lufta ndaj kufizimit të infeksionit dhe vdekshmërisë. Organet kompetente shëndetësore e Qeveria duhet të punojnë në këtë drejtim që të zvogëlohet numri i infeksionit dhe vdekshmërisë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Express se Kosova rrezikohet nga një vale e tretë e koronavirusit.

Ai ka theksuar se pasi shtetet tjera flasin për një valë të tretë të COVID-19, e njëjta mund të përfshijë edhe vendin.

“Unë flas prej logjikës çfarë po ndodh në botë. Vala e parë ka përfshi Evropën pastaj edhe Kosovën, kështu edhe vala e dytë. Tani shtetet tjera flasin edhe për valën e tretë të këtij virusi dhe nëse ndodh kjo, ajo vie edhe në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Sejdiu ka treguar se punëtorët shëndetësorë tashmë janë lodhur duke u ballafaquar me pandeminë, por që do të mundohen ta menaxhojnë edhe më tej gjendjen.

Ndonëse numri i të infektuarve me COVID-19 po vazhdon të rritet, vendi ende nuk ka marrë furnizim me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Furnizimi me vaksinat e COVAX ishte premtuar të bëhej gjatë muajit shkurt, por që Kosova edhe këtë muaj ka mbetur pa furnizim. Tashmë dozat e para të vaksinës pritet të vijnë në muajin mars.

Ndërsa, derisa shumë shtete evropiane të cilat janë furnizuar me vaksina kanë shtrënguar masat mbrojtëse kundër koronavirusit, vendi i ka lehtësuar ato.

Infektologët paralajmërojnë përkeqësim të situatës me pandeminë, derisa kërkojnë urgjentisht furnizim me vaksina e masa shtesë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img