fbpx
Alb'swiss TV
Mërgata Zvicër

Në qytezën Worben të Bernës varroset me nderime futbollistja Florijana Ismaili

Worben, më 9 korrik 2019 – Sot u organizua një ceremoni e denjë lamtumirëse e ndarjes nga Florijana Ismaili, futbollistes së talentuar shqiptare, e kombëtares së Zvicrës (NATI), e cila humbi jetën tragjikisht dhjetë ditë më parë në liqenin Como në Itali, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë një delegacion i së silës po ashtu mori pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ceremonia, e cila është organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës u zhvillua në një sallë sportesh në qytezën Worben të Kantonit të Bernës, ku kanë marrë pjesë rreth 700 veta, familjarë, adhurues, bashkatdhetarë të shumtë nga pothuajse e gjithë Zvicra; ndërsa bashkëlojtaret e Florijanës të klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë, ishin veshur me fanellat e ekipit të tyre. Fjalë rasti kanë mbajtur drejtori i Federatës së Futbollit zviceran dhe drejtori teknik i kësaj Federate; kapitenet e Klubit Fudbollistik për Femra të Zvicrës; përfaqësuesit e ekipit futbollistik Young Boys, përfaqësuesit e Komunës së Worbenit, etj.

Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër në këtë ceremoni lamtumire , ka marrë pjesë një delegacion prej tre diplomatësh, në përbërje Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar, Islam Spahiu, Ministër Këshilltar dhe Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministër Këshilltare i cili u ka shprehur ngushëllimet e thella prindërve, familjarëve dhe ekipit futbollistik të Florijanës, si dhe ka vënë një kurorë lulesh në shenjë nderimi e respekti për veprën dhe emrin e saj.

Po ashtu në emër të Konsullatës së Kosovës, konsullja Shukrije Ramadani vuri kurorë në varrin e Florijanës./Rexhep Rifati/

Të ngjajshme

SKANDALOZE : Në Gjenevë "MANOR" mashtron me çmime!

admin

Zvicër Qëndresa Sadriu u zgjodh deputete e parlamentit të Kantonit Cyrih

admin

Propozimi në Zvicër: Burrat të punojnë deri në moshën 72-vjeçare

admin

Leave a Comment