25.3 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Në Shqipëri trefishohen infektimet me COVID-19

Trefishohen infektimet me COVID-19 në Shqipëri.

Pas disa ditë rënie të vazhdueshme, infektimet me COVID-19 në Shqipëri kanë pësuar një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se prej 4384 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë, gati tre herë më shumë se një ditë më parë.

Të larta mbeten edhe fatalitetet, teksa në 24 orët e fundit një qytetar nga Përmeti, dy qytetarë nga Berati, tre qytetarë nga Tirana nuk e fituan dot betejën me koronavirusin.

Pozitiv është fakti se në Shqipëri këtë të martë ka rënë për herë të parë nën 100 numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar./tvklan

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img