Raporti social në një familje në Podujevë i ka tejkaluar të gjitha normat normale të bashkëjetesës, duke përdorur dhunën brenda familjes si qasje e edukimit ndaj fëmijës. Rasti i rëndë ka ndodhur më datë 10 mars, ku një nënë nga Podujeva ka rrahur aq keq fëmijën e saj, saqë e ka bërë për QKUK.
Rastin për këtë keqtrajtim të fëmijës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.
Prokuroria për këtë rast ka marr vendim që rasti të shkojë me procedurë të rregullt.
Duke e shfrytëzuar këtë vendim të prokurorisë, nëna që ka kryer veprën e rëndë të rrahjes së fëmijës së saj në shtëpi në Podujevë, ajo sot e ka rrahur përsëri fëmijën e saj.
Përkundër që fëmija gjendet i shtrirë në QKUK, nëna e tij sot e ka rrahë përsëri në spital, ku ka qenë duke marrë tretman mjekësor pas rrahjës që i kishte shkaktuar para dy dite.
Burime nga QKUK kanë bërë të ditur për IndeksOnline, se ajo ka filluar sot të rrahë fëmijën e saj, që ishte i shtrirë në QKUK.
Të njëjtat burime kanë thënë se pas rrahjes është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka arritur në QKUK dhe ka arrestuar të dyshuarën.
Arrestimin e nënës së fëmijës sot në QKUK, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar dhe më pas ndaluar për 48 orë e dyshuara , pasi që e njëjta dyshohet se sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Më datën 10.03.2021 prokurori kujdestar, rastin e ka kualifikuar si keqtrajtim, apo braktisje e fëmijëve.