“Nenad Rashiqi është ‘Kali i Trojës’ i Albin Kurtit” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

“Nenad Rashiqi është ‘Kali i Trojës’ i Albin Kurtit”

“nenad-rashiqi-eshte-‘kali-i-trojes’-i-albin-kurtit”

Petkoviq thotë se Nenad Rashiqi është ‘Kali i Trojës’ i Albin Kurtit.

Zyrtarët e shtetit serb nuk po i ndalin kritikat dhe akuzat drejt Nenad Rashiqit pasi ky i fundit nuk e fsheh afërsinë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Nenad Rashiqi është “Kali i Trojës i Albin Kurtit”, sepse sipas tij, Kurti po synon që të dialogojë vetëm me ata ‘serbë që i binden’.

Kjo është deklarata e rrezikshme e Rashiqit për mediat në Prishtinë “Kurti mund të ketë sukses vetëm nëse dialogon me serbët lokal”, duke e pasur fjalën për veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë në gjendje të shesin besimin e tyre për një darkë, dhe për ta ndihmuar Kurtin për të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkoviq.

Megjithatë Petkoviq thotë se problemi është që as Rashiqi e as Trajkoviqi nuk kanë legjitimitet, pasi serbët e kanë votuar në masë të madhe Listën Srpska.

Të ngjajshme

Kurti takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për formimin e qeverisë dhe dialogun me Serbinë

albswiss.com

Presidenti serb:Ndërtimin e rrugës Jarinjë-Mitrovicë do ta nisim brenda një muaji

albswiss.com

Dorëzimi i materialeve nga hetimet, përplasje mes Prokurorisë Speciale dhe avokatëve të Haradinajt e Gucatit

albswiss.com