23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

“Nëse nuk zgjedhet presidenti, 6 muaj prej që Thaçi ka dhënë dorëheqje, atëherë shkatërrohet ky institucion”

Njohësit kanë pohuar se pozita e presidentit mund të vihet në pikëpyetje nëse nuk zgjedhet tash.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që pas Vjosa Osmanit nuk mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së Presidentit të Kosovës.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”, është shprehur Hasani.

Ai ka thënë se vendi duhet të bëhet me president, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

“Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë”.

“Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”, thotë Hasani në Rubikon, shkruan Klan Kosova.

Ai ka thënë se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”, shtoi ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img