Çfarë veprime do të ndërmarrë opozita nesër në seancën hapëse?
Në seancën e 3 shkurtit të 2020-ës ku Albin Kurti, u votua për kryeministër deputetët e opozitës patën bërë disa veprime interesante.
Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, kishte vendosur në sakon e kreut të Vetëvendosjes flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar, njofton Klan Kosova.
Kolegia e saj, Floretë Zejnullahu, kishte lëshuar nga telefoni një incizim ku Kurti fliste për partnerin e asaj kohe, ish kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Shkumbin Demaliaj nga AAK, kishte recituar një poezi për Kurtin.
Se çka do të bënte nëse do të ishte deputet i kësaj legjislature, Klani nuk arriti të merrte prononcim nga Demaliaj.
E nëse Floretë Zejnullahu ka përgatitur ndonjë veprim të tillë për seancën e së hënës ku mund të votohet qeveria Kurti 2 nuk dihet, meqë ajo nuk iu përgjigjë thirrjeve të televizionit për këtë çështje.
Ganimete Musliu u shpreh shkurt, duke thënë shihemi të hënën.