NEWBORN poezi nga Halit Haliti

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

NEWBORN

Vite të errëta
Përgjatë historisë
Si orë e kurdisur
Në të fundit minuta
Si ecje e ngadaltë
Për popullin
Që priste
Hapjen e kangjellave
Sikur të Bing – Bengut

Universi po lindte
Në tokën e bekuar
Të Dardanisë
NEWBORN

Brenda këtij skeleti
E gjithë historia
E kësaj toke këtij vendi
Amanetet
E gjithë dëshmorëve
Muret e gjakosur

Sot mos më pyesni
Ku isha sot e njëqind vjet
Do të bëhem
Shkreptirë e fikur
Në ylberin e vargut tim
Do të ndez qirinjtë
Për të gjithë
Dëshmorët e kombit
Dhe do të këndoj
Himnin e Dardanisë
Himnin e një përjetësie

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img