Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një peoteste ka paraqitur kërkesa për Qeverinë e Kosovës: Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore, përcaktimi i pagë minimale, nënahkrimin e Marrëveshjes Kolektive, ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës të Kosovës, Rrahman Jasharaj, tha se nga 20 prilli, arsimi do të jetë në grevë.
Jasharaj tha se Qeveria e Kosovës nuk po i merr përbazë kërkesat e punëtorëve të Kosovës, duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.
“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia”, tha ai.





