Një barnatore në Prishtinë kaplohet nga zjarri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zjarr në një barnatore në Prishtinë.

Një barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është kapluar nga zjarri, shkruan Gazeta Express.

Detaje për këtë rast ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha për Express se nuk ka të lënduar nga ky incident, teksa ka konfirmuar se Policia ka nisur hetimet për t’i sqaruar rrethanat që ndërlidhen me rastin.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img