19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Një vit me COVID-19, Osmani: Vetëm së bashku mund t’ia dalim

Osmani flet për periudhën një vjeçare me COVID-19.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në një vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me Covid-19, nëpërmjet një video emocionuese, ka thënë se si në çdo sfidë mësuam se kur ka dashuri e besim, ka gjithnjë qendrës e shpresë.

Osmani duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, ka thënë se si në çdo sfidë nuk duhet të dorëzohemi derisa të dalim fitimtarë.

“Bashkëpuno, merre përgjegjësi, ndihmo, vetëm së bashku do t’ia dalim. Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim”, ka shkruar ajo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img