Njihuni me nënkryetarën e Prishtinës nga radhët e PDK-së

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kjo është nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.

Ismaili tregoi se PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun në pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.

Përmes një konference për shtyp, ai tha se PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgatitur profesioniste dhe me vullnet për angazhim në shoqëri si nënkryetare të Kryeqytetit.

Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img